Art&Argëtim

Fotoja e parë nudo e dërguar në vitin 1828 kthehet në virale në rrjetet sociale

1 Qershor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Fotoja e parë nudo e dërguar në vitin 1828 kthehet në virale

Një pikturë e realizuar në vitin 1828, sot do të quhej ndryshe foto nudo. Pra, ky fakt na tregon se trendi për të dërguar foto të tilla nuk paska lindur vitet e fundit, por paska ekzistuar disa shekuj më parë.

Kjo pikturë tregon gjoksin e artistes amerikane, Sarah Goodridge. Pa kamer selfie, artistja përdori ngjyrat e ujit për të pikturuar vetë bustin e saj. Piktura, e quajtur ‘Beauty Revealed’ ishte një dhuratë dedikuar senatorit, Daniel Webster, i cili ishte subjekt i disa veprave të artistes, pas vdekjes së gruas së tij.

Piktura ka përfunduar rreth dy shekuj më parë, por sot është bërë temë debati në Reddit.

Personi i cili e postoi atë e përshkroi veprën e artit si ‘ndoshta një nga rastet më të hershme të dikujt që dërgonte imazhe nudo’. Dhe ajo është një pikturë virale.

Burimi: Unilad

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete fotoja e pare nudo sarah goodridge fotoja e pare nudo sarah goodridge

Sondazh

Poll