Art&Argëtim

FOTO/ U dobësua 16 kg për 7 muaj, Anxhela Peristeri zbulon ‘sekretin’

1 Qershor 2019, 12:23 Nga DOSJA
FOTO/ U dobësua 16 kg për 7 muaj, Anxhela Peristeri zbulon

E ftuar në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë” mbrëmjen e djeshme, Anxhela Peristeri i befasoi të gjithë me fizikun e saj. Më e dobët, më elegante dhe në formë shumë të mirë fizike, ishte fare e dukshme që Anxhela Peristeri i kishte humbur disa kilogramë nga hera e fundit, kur ajo u shfaq në publik.

Sigurisht, ky detaj nuk i shpëtoi as vëmendjes së Arjan Canit, i cili nuk ngurroi t’ja shprehte hapur befasinë, duke e pyetur për sekretin e dobësimit.

“Duket sikur është e vështirë të dobësohesh, por në fakt nuk është”,-u shpreh Anxhela Peristeri, e cila pohoi se ishte dobësuar plot 16 kilogramë për një periudhë kohore prej shtatë muajsh.

Ajo tregoi se përveç stërvitjes në palestër, një rol të rëndësishëm në këtë rezultat ka luajtur edhe regjimi i saj ushqimor.

“Kam eleminuar në mënyrë drastike brumërat, sidomos bukën”, -u shpreh këngëtarja, duke ndarë kështu me të gjithë ne sekretin e dobësimit të saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri dieta e kengetares anxhela peristeri dieta e kengetares

Sondazh

Poll