Bota

‘Alienët mund ta shtypin Tokën si një arrë’, eksperti britanik bën deklaratën e fortë mbi ekzistencën e UFO-

5 Gusht 2021, 06:36 Nga DOSJA
‘Alienët mund ta shtypin Tokën si një arrë’,

BRITANI- Nëse alienët apo UFO-t do të mbërrinin ndonjëherë për të pushtuar planetin Tokë, njerëzit nuk do të kishin shanse të mbijetonin.

Nëse alienët vendosin të pushtojnë Tokën do ta bëjën në mënyrën më të thjeshtë për shkak të teknologjisë së tyre. Ata e hapin planetin si një arrë’.- tha Nick Pope, i cili hetoi UF -t për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë.

Sipas Mirror, Pope tha se njerëzimi është ‘i mbaruar’ nëse alienët pushtojnë tokën sepse teknologjia e tyre e armëve mund të jetë miliarda vjet përpara tonës. Ai thotë se filmat shkencorë ku njerëzit mposhtin qënie të vogla jeshile janë jorealiste, pasi armët e tyre do të ishin aq të avancuara sa do të na dukeshin si ‘magji’.

Tani nëse mendoni për ndryshimin në teknologji, mendoni se sa larg kemi arritur në dyqind vitet e fundit, në thelb nga kali dhe karroca dhe anijet që lundrojnë përtej oqeanit duke përdorur erën, ne kemi ardhur nga ajo tek luftëtarët e fshehtë, sonda hapësinore dhe smartphone në atë periudhë të shkurtër kohe. Ata do të jenë, sipas meje, miliona, ndoshta nja dy miliardë vjet para nesh dhe teknologjia e tyre nuk do të dallohet nga magjia.”-tha Pope.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se nuk ka në plan të nisë hetimin për UFO-t dhe kërcënimin që ato mund të kenë ndaj britanikëve.

Një rapor ‘bombë’ u publikua muajin e kaluar nga disa zyrtarv amerikanë i cili arriti në përfundimin se 143 fenomene ajrore të paidentifikuara (UAP) nga pilotët ushtarakë amerikanë që nga viti 2004 mbetën të pashpjegueshme, duke nxitur frikën e mëtejshme të pushtimit të alienëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alienët kanë vizituar tokën nick pope raporti i pentagonit mbi ufot alienët kanë vizituar tokën nick pope raporti i pentagonit mbi ufot

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2021, 20:50

RUSI- Një gjykatë ruse dënoi të martën, aleaten e ngushtë të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, Lyubov Sobol me 18 muaj lëvizje të kushtëzuar pasi e shpalli ...