Bota

Pritet të futen në karantinë/ Varianti Delta e Covid, Kina teston masivisht banorët

4 Gusht 2021, 20:26 Nga DOSJA
Pritet të futen në karantinë/ Varianti Delta e Covid, Kina teston

KINË- Autoritetet në qytetin kinez Wuhan do të fillojnë të testojnë të gjithë popullsinë, pasi disa rasteve me Covid që u shfaqën në qytetin kinez. BBC shkruan se Kina aktualisht po sheh një nga shpërthimet e saj më të mëdha të Covid në muaj, me 300 raste të zbuluara në 10 ditë.

Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe kufizime të bllokimit. Kina kishte qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijëve të saj. Por nëse restet e reja do të vazhdojnë me këto shifra, Kina pritet që të fus vendin sërish në karantinë.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Whuan-it, në Kinë janë regjistruar 93,289 persona me Covid, ndërsa 4,636 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne kine varianti delta covid ne kine varianti delta

Sondazh

Poll