Bota

Zjarret në Turqi, flakët përfshijnë termocentralin, punonjësit evakuohen

4 Gusht 2021, 20:06 Nga DOSJA
Zjarret në Turqi, flakët përfshijnë termocentralin,

TURQI- Zjarret në Turqi sa pio vijnë dhe po shtohen. Haberler shkruan se tashmë nga flakët është përfshirë edhe termocentrali kryesor në Turqinë Jugperëndimore. E gjithë energjia u ndërpre, ndërkohë që sipas dëshmitarëve pas përfshirjes nga flakët, në termocentral u dëgjuan shumë shpërthime.  

Të gjithë njerëzit në këtë zonë janë evakuar për shkaqe sigurie, së bashku me punonjësit e termocentralit, të cilët fatmirësishst u larguan në kohë nga vendngjarja. Zyrtarët e termocentralit deklaruan se nuk ka rrezik shpërthimi dhe se flakët mund të dëmtojnë vetëm ndërtesën. 

Turqia prej ditësh është nën sundimin e plotë të zjarreve. Në të 35-ta provincat e Turqisë janë gjithsej rreth 167 vatra zjarri, ndërkohë që nga zjarret kanë humbur jetën 8 persona dhe janë lënduar mbi 500 persona të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarret ne turqi zjarret ne turqi

Sondazh

Poll