Bota

Zjarret në Kosovë, problematike Komuna e Malishevës, aktivizohen 2 vatra të reja

4 Gusht 2021, 16:53 Nga DOSJA
Zjarret në Kosovë, problematike Komuna e Malishevës, aktivizohen

KOSOVË- Dy vatra zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Malishevë të Kosovës. Komuna e Malishevës në një njoftim ka bërë me dije se vatrat e zjarrit kanë shpërthyer në fshatin Lladrovc, i cili është lokalizuar dhe se po punohet për tu vendosur nën kontroll. Ndërkohë që terreni jo i përshtatshëm dhe erërat e forta po e bëjnë më të vështirë punën e zjarrfikësve. Viktima e parë nga zjarret në Kosovë, u shënua ditën e sotme po në këtë komunë, duke e bërë këtë një nga vendet më problematike me flakët në Kosovë.   

Njoftimi i plotë e Komunës së Malishevës:

Përsëri vatra zjarri të reja por lokalizohen nga zjarrfikësit dhe vullnetarët. Sot në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri.

Në këtë moment, ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë. Zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre.

LAJMI KRYESOR: Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë, tentoi ti shpëtonte flakëve por u asfiksua nga tymi, policia bën BILANCIN : Problematike Bjeshkët e Namuna

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarret ne kosove zjarret ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2021, 12:31

SHBA– Një ngjarje e pazakontë është bërë virale në rrjete sociale ku në aplikacionin ‘Reditt’ një përdoruese ka treguar historinë me burrin e ...