Bota

Ndërprerjet e shumta të udhëtimeve, Autoritetet e Transportit: Do të ketë sanksione për Wizz Air dhe Volotea 

4 Gusht 2021, 15:43 Nga DOSJA
Ndërprerjet e shumta të udhëtimeve, Autoritetet e Transportit: Do

ITALI- Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali (ENAC) u ka bërë thirrje linjave ajrore Volotea dhe Wizz Air që të respektojnë Rregulloren e Komunitetit 261 të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e udhëtarëve ajrorë, ose ndryshme do të sanksionohen. Travelnonstop shkruan se, kjo ‘kujtesë’ ka ardhur pas disa ndërprerjeve të fluturimeve që këto linja kanë bërë.

Në njoftimin e ENAC shkruhet se: ENAC hasën në episode të shpeshta të anulimeve të fluturimeve, prenotim të tepërt dhe vonesa të zgjatura nga ana e dy transportuesve, të cilat shkaktuan shqetësime të konsiderueshme për përdoruesit, në disa raste gjithashtu krijuan probleme të rendit publik.

Nëse këto akuza për shkelje do të vërtetohen, ENAC do të aplikojë dënimet maksimale për këto dy linja ajrore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota enac volotea wizz air enac volotea wizz air

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2021, 12:31

SHBA– Një ngjarje e pazakontë është bërë virale në rrjete sociale ku në aplikacionin ‘Reditt’ një përdoruese ka treguar historinë me burrin e ...