Bota

4 Gusht 2021, 12:31 Nga DOSJA

SHBA– Një ngjarje e pazakontë është bërë virale në rrjete sociale ku në aplikacionin ‘Reditt’ një përdoruese ka treguar historinë me burrin e saj, i cili vonohej me orë të tëra në tualet.

Sipas mediave veç shqetësimit që burri qëndron me orë në tualetin e shtëpisë, jo një herë por 4-5 herë në ditë, gruaja është ndeshur me këtë ‘fenomen’ edhe kur ata kanë shkuar për të drekuar në restorant. Burri i kishte thënë se do të shkonte pak në tualet ndërsa ajo i kishte këkuar që të mos vonohej.

“Para se të shkonte, i kujtova butësisht se ishim në një restorant, prandaj ai nuk duhet të qëndronte shumë brenda në tualet. Ai buzëqeshi dhe i premtoi asaj se do të kthehej për një minute”

Sigurisht që burri nuk mund të hiqte dorë nga zakoni, dhe gruaja me butësi shkoi në tualetin e restorantit për ta kontrolluar nëse ishte mirë. Pasi burri tha se ishte mirë, ajo i kërkoi të dilte. Ai u përgjigj se do dilte brenda sekondave por që ato sekonda u bënë minuta e minuta pritjeje.

E nxehur vendosi të porosiste pjatën. Thirrja e fundit në telefonin e burrit të saj ende në banjon e lokalit e kishte bërë pasi mbaroi drekën por sërish ai e kishte mbyllur telefonin.
 Atëherë ajo kishte paguar faturën dhe ishte larguar nga restoranti duke e lënë burrin e saj të dashur ende në banjon e lokalit. Pasi ishin takuar burri kishte menduar se do të vonohej ushqimi prandaj kishte shkuar në banjo, dhe veprimin e gruas e kishte quajtuar egoizëm.

Gruaja në një rrjetin social Redditors u kërkoi këshilla ndjekësve për këtë situatë. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota qendrimi ne tualet qendrimi ne tualet

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2021, 10:14

MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut janë ende aktive disa vatra zjarri, ku më problematik mbetet ai në qytetin e Koçanit.Nga Qendra për Menaxhimin...