Liderja opozitare bjelloruse :E di se mund të zhdukem çdo moment
4 Gusht 2021, 11:53Nga DOSJA
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, ka thënë se e kupton që “mund të zhduket në çdo moment”, si rezultat i rezistencës ndaj Alyaksandr Lukashenkos, mirëpo beson se lëvizja e saj kundër regjimit të tij “do të vazhdojë” edhe pa të.
Tsikhanouskaya, e cila e konsideron veten fituese të zgjedhjeve të kontestueshme të gushtit të vitit të kaluar, përmes së cilave Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë në pushtet, i ka bërë këto komente më 3 gusht, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Londër.
Kur është pyetur për vdekjen e aktivistit bjellorus, Vital Shyshou, në Kiev, pas së cilës janë ngjallur dyshimet se mund të jenë autoritetet bjelloruse, Tsikhanouskaya ka thënë se nuk do të deklarohet derisa të shohë rezultatet e hetimeve zyrtare që do të kryhen në Ukrainë.
Mirëpo duke aluduar në shtypjen brutale që u ka bërë Lukashenka disidentëve prej zgjedhjeve të kaluara, ajo ka thënë se “është dhimbje kur populli bjellorus kidnapohet apo vritet nga miqtë e regjimit”.
Liderja opozitare 38-vjeçare, e cila është larguar nga Bjellorusia, pas shqetësimeve për sigurinë e saj, ka thënë se e di që mund të jetë caku i radhës.
“E kuptoj se mund të zhdukem çdo moment”, ka thënë ajo.
“Mirëpo duhet ta bëj atë që po bëj, nuk mund të ndalem sepse ndjej përgjegjësi për të ardhmen e shtetit tim. Është e njëjta gjë sikurse të gjithë bjellorusët që janë duke luftuar në këtë moment. Mirëpo e di që edhe nëse zhdukem një ditë, lëvizja do të vazhdojë edhe pa mua”.
Tsikhanouskaya ka thënë se pas gati një viti të protestave, ajo ende beson se tranzicioni paqësor nga regjimi i Lukashenkas, mund t’i japë fund “ferrit” të bjellorusëve.
“Unë absolutisht besoj në tranzicion jo të dhunshëm të pushtetit”, i ka thënë ajo agjencisë së lajmeve Reuters, pasi ka takuar diasporën bjelloruse në Angli.
Dhjetëra mijëra persona që kanë protestuar kundër Qeverisë, janë ndaluar brenda një viti në Bjellorusi, ndërkohë që disa figura opozitare janë detyruar të ikin nga shteti.
Mediat dhe grupe të shoqërisë civile janë shënjestruar po ashtu përmes bastisjeve dhe arrestimeve./REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KIEV– Policia ukrainase arrestoi një person, i cili kërcënoi se do të hidhte në erë me granatë parlamentin. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Artem She...
GREQI– Florand Shehu, shqiptari që masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka deklaruar ditën e djeshme para autoriteteve se nuk ishte në...
Bota 4 Gusht 2021, 10:14
MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut janë ende aktive disa vatra zjarri, ku më problematik mbetet ai në qytetin e Koçanit.Nga Qendra për Menaxhimin...
SHBA- Ndërsa SHBA vazhdon të fuse në listen e zezë dhjetëra kompani kineze, Pekini po imponon gjithnjë e më shumë sanksionet e veta ndaj organizatave dhe indivi...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka publikuar një raport të plotë mbi situatën e zjarreve në vend të 24 orëve të fundit.Sipas njoftimit të policisë janë dis...
KOSOVË– Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, ministria që ai ...
KOSOVË– Aktualisht në Kosovë janë aktive tre vatra zjarri ku fatkeqësisht ditën e sotme është shënuar dhe viktima e parë në Malishevë.Kështu ka bërë ...
AFRIKË-41 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur rëndë pas përplasjes së një autobusi me një kamion si pasojë e shirave të dendur në Mali....