Art&Argëtim

Ardhja e këngëtarit serb në Shqipëri bën “lëmsh” rrjetin, reagojnë këngëtarët shqiptarë: Bojkotojeni

4 Gusht 2021, 13:38 Nga DOSJA
Ardhja e këngëtarit serb në Shqipëri bën

TIRANË-Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës që do të organizohet në Korçë nga data 18 deri më 22 gusht, ka irrituar shumë këngëtarë shqiptarë të cilët janë shprehur nëpër rrjete sociale kundër ardhjes së tij në vend.

Shqiptarët e Kosovës por edhe të Shqipërisë nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm pasi e  e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Në lidhje me këtë gjë ka rëagur në ‘Facebook’ këngëtari ‘Big Basta’ i cili nuk ka nguruar ti kursejë komentet fyese në lidhje me ngjarjen. 

“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, shkruan ai.

Artistja tjetër që reagoi ndaj këtij lajmi, ishte Besa Kokëdhima, e cila ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

Në postimin e saj ka reaguar edhe Vesa Luma, e cila edhe më herët është shprehur kundër pjesëmarrjes së këngëtarit.

“Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz besa kokëdhima big basta goran bregovic vesa luma besa kokëdhima big basta goran bregovic vesa luma

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Gusht 2021, 11:30

VLORË- Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila prej disa ditësh është duke pushuar në bregdetin shqiptar, pak më parë ka publikuar një video me t...