Art&Argëtim

4 Gusht 2021, 11:30 Nga DOSJA

VLORË- Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila prej disa ditësh është duke pushuar në bregdetin shqiptar, pak më parë ka publikuar një video me të cilën ka bërë krenar çdo shqiptar.

Në një video të publikuar në Instagram ajo shfaqet me një gotë raki në kokë dhe një shami në dorë duke kërcyer në ritmin e ‘ Hajde luj qyqek’ të kënduar nga Nexhat dhe Remzie Osmani.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga, Dua duket se po e shijon shumë atmosferën e rrethuar nga familjarët dhe miqtë e sja.

Ndërkohë, pas publikimt të videos ka reaguar dhe kvngëtarja Remzie Osmani, e cila duke ripostuar videon e Lipës ka shprehur kënaqësi që një këngëtare me famë botërore si ajo nuk e harron muzikën e vendlindjes.

‘Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe .Faleminderit Dua. Je yll❤️’- shkruan Osmani.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa ne shqiperi rremzie osmani dua lipa ne shqiperi rremzie osmani

Sondazh

Poll