Art&Argëtim

A e dinit? Gates mund të harxhojë 1 mln dollarë në ditë për 350 vitet e ardhshme, sërish s’do mbetej pa para

4 Gusht 2021, 05:54 Nga DOSJA
A e dinit? Gates mund të harxhojë 1 mln dollarë në ditë

A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte po të kishit aq shumë para sa të mund të shpenzonit mijëra – apo edhe më shumë se 1 milion dollarë dhe të mos e kishit aspak problem? Kështu ndjehet Bill Gates!

Me pasurinë e tij neto prej 131 miliardë dollarëve, shpenzimi i një pjesë është i papërfillshëm. Në fakt, Gates mund të shpenzojë 1 milion dollarë në ditë për 350 vitet e ardhshme dhe prapëseprapë mos të mbetet pa para.

Sigurisht, Gates nuk është vetëm. Themeluesi i Microsoft është personi i katërt më i pasur në SHBA pas themeluesit të Amazon Jeff Bezos, themeluesit të Tesla dhe SpaceX Elon Musk dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Rezerva Federale thekson se familja mesatare amerikane ka një pasuri neto prej 121,700 dollarësh, ndërsa Bezos ka 211.4 miliardë dollarë.  Bazuar në të dhënat e Forbes, me atë shifër dhe Bezos mund të shpenzojë 1.7 milion dollarë aq lehtë sa një amerikan mesatar mund të shpenzojë 1 dollar. 

Marrë nga Yahoo!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kuriozitete kuriozitete bill gates jeff bezos bill gates jeff bezos

Sondazh

Poll