Bota

‘Mos shpërdoroni ujin’, ministria e mbrojtjes në Kosovë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, Mehaj:

4 Gusht 2021, 09:26 Nga DOSJA
‘Mos shpërdoroni ujin’, ministria e mbrojtjes në

KOSOVË– Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, ministria që ai udhëheq është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.

Që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret. Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj”, ka thënë ai.

Mehaj ka shtuar se institucioni që drejton në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore është në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën.

Lajmi Kryesor/ Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë, një burrë u asfiksua nga tymi, ende 3 vatra zjarri aktive

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora armend mehaj zjarre ne kosove armend mehaj zjarre ne kosove

Sondazh

Poll