Bota

E rëndë! Aksidenti i merr jetën 17-vjeçarit në Ferizaj të Kosovës

3 Gusht 2021, 07:28 Nga DOSJA
E rëndë! Aksidenti i merr jetën 17-vjeçarit në

KOSOVË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës që i ka marrë jetën një 17-vjeçari me iniciale L.A. Policia e Kosovës ka lajmëruar se aksidenti ka ardhur se pasojë e jumbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

Drejtuesi i automjetit, i cili ka qenë në makinë së bashku me viktimën është sërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtimet e marra.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 06:50 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore . Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt dhe për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, humb jetën pasagjeri L.A. ( M/K), i moshës 17 vjeçar, ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt) , ndërsa lëndime trupore pëson, drejtuesi i automjetit N.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili pasi ka marr ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin .

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aksident në kosovë vdes 17-vjeçari ne kosove aksident në kosovë vdes 17-vjeçari ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2021, 06:45

EUROPË– Kryefjala e aktualitetit, si brenda por edhe jashtë vendit janë bërë zjarret kohët e fundit. Duket në fakt qesharake se si fati po luan me disa sht...