Bota

3 Gusht 2021, 06:45 Nga DOSJA

EUROPË– Kryefjala e aktualitetit, si brenda por edhe jashtë vendit janë bërë zjarret kohët e fundit. Duket në fakt qesharake se si fati po luan me disa shtete të Europës Perëndimore por jo vetëm, të cilat jo më shumë se disa javë më parë u ‘pushtuan’ nga uji, tashmë po luftojnë me flakët.

Është dita e gjashtë që populli Turk po lufton me “flakët e ferrit” të cilët e kanë shkatërruar plotësisht vendin, i cili në pamje të parë të humb shpresat nëse mund të rihthehet sërish siç ishte. Deri më tani 8 persona kanë humbur jetën 27 po marrin ndihmë mjekësore pas plagëve të marra dhe rreth 10.000 të tjerë janë evakuuar nga zonat ku banonin. Rreth 30 provinca janë pushtuar nga zjarret duke shkatërruar ‘mushkëritë’ e Turqisë, pra zonën pyjore të saj. Mijërazjarrëfikëse po punojnë në shuarjen e zajrrit me ndërhyrje nga toka edhe nga ajri. Ekpertët po studiojnë shkakun e zjarrit, i cili besohetqë është shkaktuar kryesisht nga temperaturat e larta,por ndonjë prej tyre mund të jetë edhe me dashje nga njerëzit.

Një tjetër vend që po lufton me flakët ditët e fundit është edhe Italia. Jugu i vendit është përfshirë nga flakët të cilat fatmirësisht deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme njerëzore. Më të rrezikuara janë zona e Pescara-s, zona e Pulias dhe Molise. Deri më tani janë evakuuar 800 persona dhe janë djegur mijëra hektarë toke të cilat nuk janë llogaritur saktësisht.

Greqia po përballet me vatra të mëdha zjarri gjithashtu, ku vendi është ‘goditur’ nga vala më ‘famëkeqe’ e nxehtësisë që në vitin 1987. Fatmirësisht as në Greqi nuk ka patur dëme njerëzore por janë shkrumbuar sasi të mëdha pyjes dhe mbi 3 mijë hektarë toke. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota greqi itali zjarret ne evrope zjarret ne turqi greqi itali zjarret ne evrope zjarret ne turqi

Sondazh

Poll