Bota

Vaksinimi anti-COVID, presidenti Biden: 70% e të rriturve e kanë marrë një dozë, arritje!

3 Gusht 2021, 06:14 Nga DOSJA
Vaksinimi anti-COVID, presidenti Biden: 70% e të rriturve e kanë

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë rezymenë e numrit të vaksinave që janë administruar deri më tani tek qytetarët. Në një konferencë për shtyp, presidenti Biden tha se deri më tani 70% e qytetarëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe po presin kohën për të dytën. 

“Ne kemi arritur zyrtarisht qëllimin tonë që 70% e të rriturve të marrin të paktën një dozë të vaksinës. Është një progres i jashtëzakonshëm, por kemi akoma më shumë për të bërë. Nëse nuk e keni bërë tashmë, vaksinohuni! Le ta mposhtim këtë virus njëherë e përgjithmonë,”-tha ai. 

Numri mesatar i rasteve ditore në nivel kombëtar tashmë i ka kaluar 60.000 dhe pritet që për disa grupe të veçanta të popullsisë të caktohet edhe doza e tretë e vaksinës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vaksinimi ne shba joe biden vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll