Bota

Turqia u ‘divorcua’ nga e Drejta Ndërkombëtare’, Dendias akuzon Turqinë se po përdor diplomacinë e armëv

2 Gusht 2021, 07:05 Nga DOSJA
Turqia u ‘divorcua’ nga e Drejta Ndërkombëtare’,

GREQI– Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur rreth krizës greko-turke, vijimin e dialogut midis dy vendeve si dhe temat ku sheh papajtueshmëri në pritje të raundit të 64 të takimeve dypalëshe.

Në një intervistë për Protothema, Dendias u shpreh se çështja e Varios së Qipros i ka pozicionuar vendet në qëndrime të ndryshme ku sipas tij Turqia po kërcënon Greqinë me luftë me veprimet e saj.

Turqia tenton të marrë një divorc përfundimtar me legjitimitet ndërkombëtar dhe tani është një pakicë. Ka një hendek midis pozicioneve të Greqisë dhe Turqisë,” tha Dendias.

Ai shprehet se Turqia mendon se është ende në periudhën e lavdishme të perandorisë osmane dhe kritikon vendet fqinje të cilat zbatojnë ligjet ndërkombëtare dhe reciprocitetin.

Turqia vazhdon të sillet sipas rregullave që zbatoheshin në shekullin XIX, duke kërcënuar vendin tonë me luftë nëse ushtrojmë të drejtat tona të patjetërsueshme. Turqia dëshiron të zbatojë të ashtuquajturën “diplomaci të armëve”. Fatkeqësisht, disa qarqe në Turqi refuzojnë të pranojnë se ne jetojmë në shekullin 21 dhe se eposi i perandorive, përfshirë Perandorinë Osmane, ka kaluar në mënyrë të pakthyeshme. Greqia merr forcë kundër një vendi si Turqia nga aleancat e saj me vendet e tjera që ndajnë të njëjtat vlera.’– u shpreh Dendias.

Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 63 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni marredheniet turqi-greqi nikos dendias marredheniet turqi-greqi nikos dendias

Sondazh

Poll