Bota

OFERTA/ Në Luiziana të hiqet dënimi me punë të detyruar nëse vaksinohesh kundër Covid-19

1 Gusht 2021, 21:05 Nga DOSJA
OFERTA/ Në Luiziana të hiqet dënimi me punë të detyruar

LUIZIANA– Një gjykatës në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që të marrin dozën e vaksinës anti-Covid dhe në këmbim tu hiqet dënimi.

“Washington Post” shkruan se Fred Crifasi ka thënë se edhe vaksinimi mund të konsiderohet si një punë për komunitetin.

 “Edhe të vaksinohesh është shërbim për komunitetin. Është një nga mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të detyruar,”- tha gjykatësi Crifasi.

Luiziana është një nga vendet me pë pak persona të vaksinuar kundër koronavirusit. Por, rastet e reja nuk mungojnë në këtë shtet. Në vetëm një ditë mund të ketë mbi 5800 raste të reja.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne luiziana vaksinimi anticovid ne luiziana koronavirusi ne bote koronavirusi ne luiziana vaksinimi anticovid ne luiziana

Sondazh

Poll