Aktualitet

Tërmetet në Korçë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata po ndiqet

1 Qershor 2019, 07:47 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas gjashtë tërmeteve të njëpasnjëshëm në zonën e Korçës. (Lexo këtu)

Sipas ministrisë, si pasojë e lëkundjeve të tërmetit në fshatin Dvoran janë dëmtuar dy banesa, ndërsa në Floq tre.  Po ashtu lëkundjet janë ndjerë edhe në Gjirokastër edhe pse me intensitet të ulët.

“Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme. Situata po ndiqet në vazhdimësi me prefekturat dhe gjithë institucionet,”-shkruhet në reagimin zyrtar të ministrisë. 

 

 

Reagim i Ministrisë:

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.
Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.

Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme.
Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet. Ju lutem per informacionin referojuni Ministrise se Mbrojtjes.

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.
Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.

Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme.
Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet. Ju lutem per informacionin referojuni Ministrise se Mbrojtjes.

Qyteti i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fuqishëm, qëështë shoqëruar më pas nga lëkundje të forta. Më e forta prej tyre ishte 5.3 ballë.

Deri më tani bëhet me dije se janë dëmtuar 5 banesa dhe 3 persona kanë mbetur të plagosur pasi nuk mundën të dilnin në kohë nga shtëpitë e tyre. 

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce ministria e mbrojtjes termet ne korce korce ministria e mbrojtjes termet ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Maj 2019, 18:57

TIRANË- Televizoni A2 CNN sot publikoi një lajm në të cilin tregonte se Holanda ka sjellë në Shqipëri 4 dosje për kandadatët e bashkive, të cilët rezultoni...