Aktualitet

Shembet tuneli në Rrugën e Arbrit, Gjoka Construcion mori 360 milionë, por shpenzoi vetëm 10

31 Maj 2019, 19:29 Nga DOSJA

TIRANË- Një nga tunelet e rrugës së Arbrit ende pa u inauguruar është shembur. Gjendja e tij është e mjerushme, ku duket sikur është ndërtuar 100 vite më parë dhe tani po shkatërrohet.

Kompania e cila ka fituar tenderin është Gjoka Construcion, e cila ka marrë nga buxheti i shtetit 360 milionë lekë, por ka investuar vetëm 10 milionë prej tyre.

Dosja.al ka sigurar dhe fotot se si është gjendja në këtë tunel, ku çdo investim është shkatërruar. Tashmë kjo kompani duhet që t’i kthejë pas 350 milionë lekët buxhetit të shteti, pasi nuk ka kryer investimin për të cilin ka parrë paratë.

Kjo rrugë është bërë më një prokurim të drejtëpërdrejtë më një PPP, por që duket se  rezultati është shumë zhgënjyes. Edhe pse faktet flasin për një ndërtim jo cilësor, kryeministri Edi Rama ka reaguar dje dhe tha se ajo rrugë do të jetë e një cilësi shumë të lartë.

Rama ftoi të gjithë që të kalonin në rrugën e Arbrit sapo ajo të përfundonte dhe sipas tij do të ishte një rrugë e standardeve Evropiane. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gjoka construcion rruga e arbrit tuneli i shembur edi rama gjoka construcion rruga e arbrit tuneli i shembur

Sondazh

Poll