Aktualitet

U arrestua sot në Tiranë, kush është “koka” e grupit të trafikut të drogës (EMRI+VD)

31 Maj 2019, 18:03 Nga DOSJA
U arrestua sot në Tiranë, kush është “koka” e

ITALI- Policia Shqiptare dhe ajo italiane në një operacion të përbashkët kanë vënë sot në pranga disa person, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Policia shqiptare në një njoftim për mediat bëri me dije disa detaje nga operacioni, por nuk dha identitetin e të arrestuarit.


Mediat italiane në përfundim të operacionit ka publikuar një video nga momenti i arrestimit, por dhe emrin e atij që cilësohet si koka e grupit. Flodian Serjani mësohet të jetë perosni që ka rënë në pranga sot, me akuzën se trafikimit ndërkombëtar të drogës. Ai u arrestua sot sëbashku me 4 persona të tjerë në kuadër të operacioni “Sabbia”.

Për Serjanin mediat vendase shkruajnë se ai ishte një trafikant me lidhje të qëndrueshme në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave.

Gjatë hetimeve kundër grupit, janë sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore. Kështu, më 12 janar 2018, në Magliano Sabina, përgjatë autostradës A/1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet ne itali flodian serjani operacioni sabbia policia shqiptare arrestimet ne itali flodian serjani operacioni sabbia policia shqiptare

Sondazh

Poll