Aktualitet

Ndërron mendje, e reja denoncon bashkëjetuesin, më pas tërheq padinë dhe qëllon me gurë policët

31 Korrik 2021, 20:42 Nga DOSJA
Ndërron mendje, e reja denoncon bashkëjetuesin, më pas

POGRADEC– Një grua nga Pogradeci ka denoncuar për shunë bashkëjetuesin e saj në polici.

Në njoftimin e policisë thuhet se e reja me inicialet E.S., ka kallëzuar 28-vjeçarin me inicialet D.Sh., por kur policia ka shkuar të prangosë këtë të fundit, ajo ka nisur të qëllojë efektivët me gurë.

Gruaja është konfliktuar me efektivët dhe ka kërkuar që të tërhëeqë kallëzimin për bashkëjetuesin.

Njoftimi i policisë Pogradec: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj.

Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.

Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gruaja qellon me gure policet pogradec gruaja qellon me gure policet pogradec

Sondazh

Poll