Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-ve: Kujdes, policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës

31 Maj 2019, 13:08 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-ve: Kujdes, policia ka përdorur

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar lidhur me protestën e datës 2 qershor të thirrur nga opozita e bashkuar për t’u mbajtur në orën 19:00.

Në reagimin e SHBA-ve, ndërsa thuhet se protestat e kaluara kanë qenë të dhunshme, u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin pikat e grumbullimit, si Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministria apo godina të tjera qeveritare.

Po ashtu në reagim, ambasada paralajmëron qytetarët, se policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

“Një demonstratë e madhe pritet të bëhet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes së tyre janë udhëzuar të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku do të mbahen demonstratat”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kujtojmë se opozita do të zhvillojë protestën e 7 kombëtare të dielën e 2 qershorit. Në protestën paraardhëse, demonstrimi ka qenë paqësor, me përjashtim të disa incidenteve tek Kuvendi i Shqipërisë, të cilat u lokalizuan pas ndërhyrjes së organizatorëve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane protesta e opozites protesta e opozites 2 qershor 2019 ambasada e shba ne tirane protesta e opozites protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll