Art&Argëtim

31 Korrik 2021, 12:28 Nga DOSJA

DURRËS– Këngëtarja Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, në degën e Shijakut. (Shiko këtu) Por duket se pas më shumë se dy muaj pune të lodhshme në administratën shtetërore ka gjetur pak kohë për pushim në fundjave.

Ajo ka ndarë në Instastory me ndjekësit e saj një video, me anë të së cilës tregon se këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në det, me një jaht super luksoz, ndërsa mbi pamjet shkruan: Paçi një fundjavë të këndshme!

Këngëtarja dhe arkitektja është emëruar në këtë detyrë më 10 qershor të këtij viti, duke marrë përsipër që të kujdeset për ujin e pijshëm edhe pse në të vërtetë është diplomuar për arkitekturë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz zaimina vasjari zaimina vasjari emërohet specialiste ujësjellësi zaimina vasjari zaimina vasjari emërohet specialiste ujësjellësi

Sondazh

Poll