Art&Argëtim

Mesazhi i gabuar i bëri bashkë! Shkurte Gashi tregon se si është njohur me partnerin

31 Korrik 2021, 10:39 Nga DOSJA
Mesazhi i gabuar i bëri bashkë! Shkurte Gashi tregon se si

KOSOVË– Këngëtarja Shkurte Gashi ka rrëfyer historinë se si është njohur me partnerin e saj, Albert Limanin.

Teksa ishte e ftuar në “Prive”, këngëtarja tregoi se shkak i njohjes së tyre ishte bërë një mesazh i gabuar i dërguar në ‘Instagram’.

Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një bandë. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Falemindeirt shumë’ dhe një zemër.” I thashë ‘të lutem më fal se doja t’i shkruaja Milotit’. Mesazhi i dytë i Albertit ishte ‘S’ka gjë, faljet janë nga Zoti, mos ki dert se jam i joti’. Dhe thashë ç’më gjeti mua me të, kush e duron tani. Dhe unë e pyeta pastaj ‘çfarë do të thotë kjo?’. E më tha ‘do të thotë shumë, po nuk ka lidhje”, ka treguar këngëtarja.

Shkurte Gashi dhe Albert Limani janë të martuar prej disa vitesh dhe së bashku kanë edhe një djale.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz shkurte gashi shkurte gashi

Sondazh

Poll