Art&Argëtim

As Dua Lipa dhe as Rita Ora, kjo është këngëtarja shqiptare që po shkëlqen në skenën ndërkombëtare(Foto+VD)

31 Maj 2019, 18:02 Nga DOSJA
As Dua Lipa dhe as Rita Ora, kjo është këngëtarja shqiptare

Suksesi i këngëtareve shqiptare në botë po vazhdon dhe një emër i ri në muzikën Pop po dëgjohet në skenë botërore. Pas Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës, një tjetër zë që do të dëgjohet është Ilira.

Me 2.3 milion dëgjues në Spotify, është e qartë se ajo shumë shpejt do të kryesoj listat ndërkombëtare muzikore. Bashkëpunimi i saj me Alle Farben, “Fading”, mbetet kënga më e transmetuar e saj, duke kapur mbi 42.1 milion klikime. Kënga pati shumë sukses në të gjithë Evropën, duke arritur numrin 16 në Gjermani dhe Austri dhe numrin 17 në Zvicër, si kënga më e dëgjuar.

Vitin e kaluar, Clash Magazine e quajti debutimin e saj të parë, “Whisper My Name”, rrugën e saj drejt suksesit të madh.

Publikimi i saj i fundit dhe më i ri është “Diablo”, këngë që vjen në bashkëpunim me Juan Magan. Nën tingujt latin dhe detajet ekzotike, Ilira është gati të kryesojë sërish me muzikën që ajo krijon.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ilira juan magan ilira juan magan

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Maj 2019, 15:25

FOTO/ Premiera e komedisë ‘Tango’ në ArTurbina

TIRANË- Për herë të parë në skenën e ArTurbina vjen për publikun shfaqja ‘Tango’ . ‘Gjëra që mund të ndodhin’ quhet ndryshe komedia që sjell në skenë aktor...