Aktualitet

Zjarr në Kukës, përplasja e telave ndez flakë masive, digjen mbi pesë hektarë bimësi, ushqimi i bagëtive dhe vreshtat

30 Korrik 2021, 16:09 Nga DOSJA
Zjarr në Kukës, përplasja e telave ndez flakë masive, digjen

KUKËS– Kodra e Shikajve në fshatin Shikaj të Kukësit është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë përplasja e telave elektrike nga era e fortë në mes të një livadhi të thatë ka bërë që të marrë flakë bari dhe më pas pylli.

Sipas banorëve janë djegur rreth 3.5 hektarë livadhe dhe 2.5 hektarë nga pylli i fshatit. Zjarri ka rrezikuar dy banesa të banorëve të fshatit Shikaj, por deri më tani nuk I ka prekur.

Mësohet se flakët kanë rrethuar dy banesat duke u djegur banorëve bazën ushqimore të bagëtive, vreshtat dhe pemët frutore.

Për shuarjen e zjarrit ndodhen në vendngjarje ekipi zjarrfikës i Bashkisë Kukës që ndihmohet edhe nga banorët e fshatit. Situata po vihet nën kontroll.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kodra e shikajve zjarr në kukës kodra e shikajve zjarr në kukës

Sondazh

Poll