Bota

Sulme seksuale në vitet 70, ngrihet një tjetër akuzë ndaj ish-kardinalit, abuzoi me një 16-vjeçar

29 Korrik 2021, 19:40 Nga DOSJA
Sulme seksuale në vitet 70, ngrihet një tjetër akuzë ndaj

SHBA- Ish-kardinali katolik amerikan Theodore McCarrick është akuzuar për abuzim seksual. BBC shkruan se McCarrick akuzohet se ka dhunuar seksualisht një 16-vjeçar në vitet 1970. Në vitin 2019 Papa Françesku u liroi nga detyra ish-kardinalin pas një hetimi për abuzim.

Ai është zyrtari më i lartë katolik amerikan i akuzuar për abuzim seksual. Ndërkohë që ai vetë ka thënë  se nuk mban mend për ndonjë abuzim. Në padinë e re, McCarrick akuzohet se ka goditur dhe abuzuar me djalin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Personi që e akuzoi ish-kardinalin tha se ai ishte një mik i familjes së tij dhe se e gjitha ngjarja ndodhi në vitin1974 në dasmën e vëllait të tij në  Kolegjin Ëellesley. Viktima pretendon se McCarrick e çoi në një dhomë dhe se e preku në vende të pahijshme. Pas incidentit, prifti thuhet se i tha 16-vjeçarit të lexonte lutje për t’iu hequr mëkatet e tij.

McCarrick u akuzua gjithashtu për sulmin ndaj një adoleshenti në Nju Jork në fillim të viteve 1970 dhe detyrimin e burrave të flinin me të në një shtëpi plazhi në New Jersey ndërsa ata studionin për priftërinë. Ai është në mesin e qindra anëtarëve të klerit të akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve gjatë disa dekadave. McCarrick pritet të paraqitet në gjykatë në Massachusetts muajin e ardhshëm.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa françesku theodore mccarrick papa françesku theodore mccarrick

Sondazh

Poll