Bota

I reklamonte karikaturat për Profetin Muhamed, Macron paditi karikaturistin që e bëri si Hitleri

29 Korrik 2021, 18:51 Nga DOSJA
I reklamonte karikaturat për Profetin Muhamed, Macron paditi karikaturistin

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka depozituar një padi në Gjkykatë kundër Michel-Ange Flori, pas karikaurave që ai bëri për Macron. Francebleu shkruan se Ange Flori i bëri disa karikatura Macron, si diktatori gjerman Hitleri, pas masave të rrepta që ai ka vëndosur për Covid-19. Karikaturat e Macron kanë qenderuar për dy javë në tabelat La Seyne- sur-Mer dhe Toulon në jug të Francës.

Ange Flori akuzohet për fyerje të Presidentit Macron, ndërsa në rrjetet sociale ai ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Francës, për karikaturat që bëri. Ndërkohë që ai saktësoi se posterat që ka bërë nuk janë në ofenduese. Nëse ai do të dënohet mund të gjobitet me 12,000 euro.

Më parë Presidenti francez ka qenë shumë pro karikaturave sa që i ka reklamuar ato sa herë që homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan ishte pre e karikaturave apo Profeti Muhamed. Por mesa duket Presidenti është ndjerë i ofenduar nga këto karikatura, ndoshta nga që nuk janë të revistës satirike “Charlie Hebdo”. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron karikatura michel-ange flori emmanuel macron karikatura michel-ange flori

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2021, 15:55

GREQI- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas një takimi me përfaqësuesit e partive parlanemtare ka thënë se qëllimi i Greqisë në Kombet e Bashkuara është që...