Bota

Kundër vaksinimit të detyruar dhe Pasaportës së Gjelbër, italianët dalin në protestë: Të bashkuar për lirinë e zgjedh

29 Korrik 2021, 19:06 Nga DOSJA
Kundër vaksinimit të detyruar dhe Pasaportës së

ITALY- Protesta të shumta janë mbajtur ditën e sotmë në 12 qytete të Italisë. Rfi shkruan se protestat u mbajtën kundër kalimit me Pasaportë të Gjelbër dhe kundër vaksinimit të detyrueshëm. Kalimi me Pasaportë të Gjelbërt do të hyjë në fuqi në datë 6 gusht në Itali.

Tubimet e sotme në Itali u organizuan nga Komiteti Zgjedhja e Lirë. Protestuesit, mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Masa diktatoriale e Green Pass” dhe “Ne jemi për lirinë”.Ndërkohë që qindra njerëz, përfshirë një numër parlamentarësh, qëndruan nën një banderolë të madhe ku shkruhej: “Të bashkuar për lirinë e zgjedhjes, kundër të gjitha diskriminimeve”. Shumë nga ata që dolën në shesh duke mbajtur pishtarë bërtitën: “Liri” dhe: “Duart larg fëmijëve tanë”.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 4,336,906 persona me Covid, ndërkohë që 128,029 të tjerë kanë humbur jetën. Për nga numri i të vaksinuarve, në Itali janë dhënë 67 milion doza vaksinash.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota proteste ne itali proteste ne itali

Sondazh

Poll