Politike

Vuçiç për Minishengenin: Më 1 janar 2023 s’do kemi kufij mes vendeve tona, takimi i radhës në Beograd

29 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Vuçiç për Minishengenin: Më 1 janar 2023 s’do kemi

SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një prezantim për Forumin Ekonomik në Shkup, duke shprehur ambicien e tij se brenda vitit 2023, vendet e Ballkanit nuk do të kenë kufij mes tyre. Ai tha se nëse këto projekte zbatohen më 1 janar 2023 nuk do ketë kufij mes vendeve dhe se nga Beogradi për në Tiranë askush nuk do i ndalë qytetarët.

“Ajo që ne po bëjmë është që të tregojmë se po lëmë të kaluarën pas, se po shohim përpara, drejt përmirësimit të standardit të jetesës. Kjo nuk është kundër askujt, por ka për qëllim që qytetarët tanë të jetojnë më mirë. Pse të presim lëmoshë kur ne vetë jemi në gjendje të krijojmë shkallën më të lartë të rritjes ekonomike. Nëse do të jemi në gjendje të kapërcejmë pengesat administrative, më 1 janar 2023 nuk do të ketë kufij midis vendeve tona,”-tha Vuçiç, duke njoftuar se samiti i ardhshëm do të mbahet në nëntor në Beograd.

Po ashtu në fjalën e tij, ai shtoi se vendet e Ballkanit duhet që të marrin në dorë fatin e tyre në të mirë të qytetarëve, pasi askush tjetër nuk do ta bëjë veç tyre. 

“Takimi i radhës do të mbahet në 15 tetor në Beograd dhe më pas në Shqipëri ku të dëshirojë miku im Rama. Ne nuk jemi as torollakë as naivë që të mendojmë se dikush mund të punojë për vendet tona nëse nuk e bëjmë vetë këtë. Duhet të demonstrojmë se jemi të aftë dhe mund të vendosim për veten dhe të mos presim që dikush mund të në udhëzojë por se jemi të gatshëm të marrim në dorë fatin tonë dhe të punojmë për qytetarët tanë. Propozimet tona u pranuan. Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa e të shohim drejt së ardhmes,“-shtoi ai.

Lajmi kryesor: ‘Ballkani i Hapur’! Nis Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup, Vuçiç: Nga 1 janari i 2023 s’ka më kufij! Rama: Nuk presim BE kur 4 liritë themelore i realizojmë bashkë

(k.m/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic ballkani i hapur samiti i shkupit 29 korrik 2021 aleksander vucic ballkani i hapur samiti i shkupit 29 korrik 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Korrik 2021, 09:16

SHKUP– Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duket se po bëhet gjithmonë dhe më e afërt. Në takimin e sot...