U nisën për punë që në mëngjes! Vritet 30-vjeçari në Lushnje, plagoset edhe i ati me dy vëllezërit, Policia: Dy person
29 Korrik 2021, 06:05Nga DOSJA
LUSHNJE– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen dhe plagosjen e trefishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjës. Konflikti për pronën i ka marrë jetën 30-vjeçarit Romeo Hasalla, ndërsa të plagosur kanë mbetur babai dhe dy vëllezërit e tij, përkatësisht Shaip, Laert dhe Emiljano Hasalla. Të dyshuar kryesorë për vrasjen janë Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla, të cilët janë kushërinj me të plagosurit dhe viktimën. Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, ku po vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër). Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
TIRANË– Sot në Shqipëri do të shënohet dita më e nxehtë e vitit! Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit...
LUSHNJE- Pas disa javësh pa viktima, rikthehen vrasjet në vend! Mëngjesin e sotëm, rreth 06:15 në fshatin Garunjas të Lushnjes pas një sherri të nisur për tokën...
VLORË– Shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit po digjen për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin e Karaburunit. Mësohet se...
VLORË– Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqës...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi të njëtat masa sigurie për zyrtarët e IMT-së që u akuzuan për shpërdorim detyre. Mësohet se trupa gjykuese ka lën...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë u kujdes pak ditë më parë për të bërë reklamën perfekte të kësaj flote me dekorin perfekt të autobusëve elektrik, me spek...
Aktualitet28 Korrik 2021, 19:57
TIRANË– Florenc Çapja, i cili në Shqipëri kërkohet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarja e ndodhur në vitin 2012, kërkon që të...
VLORË– Një sipërfaqe pyjesh në gadishullin e Karaburunit është përfshirë nga një zjarr masiv. Mësohet se flakët janë aktivizuar një natë më parë dhe era ka...
ANGLI- Një shqipyar është dënuar me dy vite burg në Angli pasi u kap në një ‘shtëpi bari’. Yorshrisheevningpost shkruan se shqiptari i dënuar e ka e...
FIER– Fieri vijon ende të jetë i sunduar nga tymi i shkaktuar pas djegies së mbeturinave në një fushë të qytetit. Mësohet se aty ku po digjen mbetjet, janë dërg...