E RËNDË në Lushnje! Sherr për pronën mes kushërinjve, dy vëllezërit marrin çiften dhe qëllojnë tek toka babanë me 3
29 Korrik 2021, 05:30Nga DOSJA
LUSHNJE- Pas disa javësh pa viktima, rikthehen vrasjet në vend! Mëngjesin e sotëm, rreth 06:15 në fshatin Garunjas të Lushnjes pas një sherri të nisur për tokën ka mbetur i vrarë një 30-vjeçar, ndërsa janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij. Romeo Hasalla ndërroi jetë në vend nga plumbat e marrë, ndërsa babai i tij Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert, të dy 31 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, por megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Të dyshuarit kryesorë për vrasjen dhe plagosjen e trefishtë me çifte janë vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, të cilët prej kohësh kishin konflikte me kushërinjtë e tyre të largët për një copë tokë. Pas më shumë se 12 orë pas krimit, Afrim Hasalla dhe Mario Halla, vetëm 20 vjeç, u vunë në pranga. Në kërkim vijon të jetë Kastriot Hasalla.
Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë dhe sot kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes por humbi jetën.
Vëllezërit Hasalla janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa në ndjekje të tyre janë vënë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi dyshohet se të dy janë të armatosur. Ndërkohë paralelisht me kërkimet në zonë, Policia ka nisur dhe negociatat me familjarët e tyre për t’i dorëzuar në Komisariat.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit po digjen për shkak të zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin e Karaburunit. Mësohet se...
VLORË– Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqës...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi të njëtat masa sigurie për zyrtarët e IMT-së që u akuzuan për shpërdorim detyre. Mësohet se trupa gjykuese ka lën...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë u kujdes pak ditë më parë për të bërë reklamën perfekte të kësaj flote me dekorin perfekt të autobusëve elektrik, me spek...
Aktualitet28 Korrik 2021, 19:57
TIRANË– Florenc Çapja, i cili në Shqipëri kërkohet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarja e ndodhur në vitin 2012, kërkon që të...
VLORË– Një sipërfaqe pyjesh në gadishullin e Karaburunit është përfshirë nga një zjarr masiv. Mësohet se flakët janë aktivizuar një natë më parë dhe era ka...
ANGLI- Një shqipyar është dënuar me dy vite burg në Angli pasi u kap në një ‘shtëpi bari’. Yorshrisheevningpost shkruan se shqiptari i dënuar e ka e...
FIER– Fieri vijon ende të jetë i sunduar nga tymi i shkaktuar pas djegies së mbeturinave në një fushë të qytetit. Mësohet se aty ku po digjen mbetjet, janë dërg...
VLORË- Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdo...