Aktualitet

28 Korrik 2021, 19:57 Nga DOSJA

TIRANË– Florenc Çapja, i cili në Shqipëri kërkohet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarja e ndodhur në vitin 2012, kërkon që të mos gjykohet veçmas xhaxhait të tij, Ardian Çapja.

Ndërkohë që në Dubai tashmë lëviz si një qytetar i lirë, 40-vjeçari i ka dërguar një e-mail GJKKO-së, përmes të cilit kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga ajo e xhaxhait të tij, Ardian Çapja dhe anëtarëve të tjerë të grupit të marrë të pandehur për të njëjtin krim.

Veprimi i radhës i autoriteteve shqiptare është verifikimi përmes autoriteteve nëse e-maili i ardhur është dërguar vërtet nga Florenc Çapja apo jo. Më pas do të vendoset nëse do të merret parasysh kërkesa e tij.

Florenc Çapja fitoi lirinë më 12 korrik në Dubai. Avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana sqaroi se autoritetet në Emiratet e Bashkuara e kanë lënë të lirë dhe madje është punësuar atje.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florenc capja lirohet florenc capja florenc capja lirohet florenc capja

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 18:44

Misteret e gadishullit të Karaburunit

VLORË- Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdo...