Aktualitet

Djegia e mbetjeve në Fier, Tomorri: Lufta e brendshme ekonomike mes klaneve në PS, po helmon njerëzimit

28 Korrik 2021, 18:59 Nga DOSJA
Djegia e mbetjeve në Fier, Tomorri: Lufta e brendshme ekonomike mes klaneve

FIER– Gazetari Klodian Tomorri e ka konsideruar si një omerta që po helmon të gjithë qytetin e Fierrit, tymin e çliruar nga djegia e mbetjeve në këtë qytet. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se ky është një krim kundër njerëzit që po konsumohet haptasi dhe askush nuk po ndërmerr asnjë masë.

Gazetari shton sem e shumë gjasa e gjitha kjo duhet të ketë lidhje me luftën e brendshme ekonomike mes klaneve brenda maxhorancës, pasi sipas tij, PS-ja ka shumë figura të larta me interesa direkte në industrinë e mbetjeve.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Omertaja qe po helmon Fierin. Ajo qe po ndodh ne Fier eshte nje krim monstruoz, i cili po konsumohet haptazi. Te djegesh mbetjet, perfshire ato toksike, duke helmuar nje qytet te tere eshte as me shume e as me pak, por krim kunder njerezimit. Dyshimet shtohen edhe me shume nga fakti se e gjithe kjo ngjarje eshte mbeshtjelle nga nje heshtje e cuditshme. Askush nuk flet. As Bashkia, as qeveria, as prokuroria. Te gjithe heshtin, nderkohe qe qytetaret po helmohen.

Me shume gjasa e gjitha kjo duhet te kete lidhje me luften e brendshme ekonomike mes klaneve brenda maxhorances. Per disa arsye. E para, kjo eshte nje maxhorance, e cila ka shume figura te larta me interesa direkte ne industrine e mbetjeve. Qe nga grumbullimi e deri tek perpunimi fundor. E dyta, ditet e fundit Fieri eshte shnderruar ne nje nga fushebetejat kryesore te perplasjeve mes grupeve brenda maxhorances. Nese eshte arritur deri aty sa te sakrifikohen qytetaret per interesat korruptive qe kane grupet e pushtetit, kjo e ben krim edhe me te rende. Por ne nuk e dime. Sepse krimin po e mbulon omerta, kodi mafioz i heshtjes.

Qyteti i Fierit është mbuluar sot nga tymi i çliruar nga zjarri i fushës së mbetjeve urbane që i është vënë flaka një ditë më parë. Era ka bërë që tymi të shpërndahet masivisht dhe banorët ankohen se nuk marrin dot as frymë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri klodian tomorri

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2021, 18:44

Misteret e gadishullit të Karaburunit

VLORË- Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdo...