Art&Argëtim

Nuk i ndahet ‘shpirti’ nga ajo, Alex Rodriguez fotografohet në Saint-Tropez shumë pranë jahtit ku po pushon ish-e fejuara

28 Korrik 2021, 07:17 Nga DOSJA
Nuk i ndahet ‘shpirti’ nga ajo, Alex Rodriguez fotografohet në

FRANCË– Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tyre dhe këngëtarja Jennifer lopez tashmë i është rikthyer dashurisë së saj me aktorin Ben Affleck, Alex Rodriguez ‘shfrytëzon’ çdo mundësi për të qenë pranë saj.

Ai u fotografua në Saint-Tropz të Francës nën shoqërinë e disa miqve në të njëjtën kohë kur jahti i JLo dhe Ben Aflleck ndodhet në brigjet aty pranë.

Sipas DailyMail, ARod, i cili festonte ditëlindjen e 46-të dje, ishte duke udhëtuar me prezantuesen e NFL,  Melanie Collins, si dhe yllin e NFL Eric Decker dhe gruan e tij Jesse James Decker në bordin e një jahti.

Sipas disa raportimeve Rodriguez me miqtë e tij kanë dalë në det pak minuta pasi jahti i Jlo dhe ben Affleck u largua nga Saint-Tropez drejt Caprit në Itali, duke evituar kështu një takim ndoshta të ‘pakëndshëm’.

Duke dalë në det të hapur një ditë përpara ditëlindjes së tij, ylli i sportit u pa duke buzëqeshur me bukuroshen bjonde Melanie, 35 vjeç ku sipas disa mediave ata janë thjesht miq dhe nuk kanë nisur një lidhje mes tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alex rodriguez ben affleck jennifer lopez alex rodriguez ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll