Art&Argëtim

Adele do rikthehet në skenë! Nis performancat në Las Vegas, fitimi marramendës prej £100,000 në natë

28 Korrik 2021, 05:48 Nga DOSJA
Adele do rikthehet në skenë! Nis performancat në Las Vegas,

SHBA– “The Las Vegas Strip” ka qenë rezidenca për shumë nga yjet më të mëdhenj të botës, përfshirë Elton John, Mariah Carey, Britney Spears dhe Lady Gaga. Dhe tani Adele, si një nga zërat më të njohur në botë, është gati që të interpretojë në bulevardin e famshëm të hoteleve dhe kazinove.

Burimet për “The Sun” në Sin City thonë se ajo po konsideron që të bëjë shfaqjet e saj, që mund të kushtojë më shumë se 100,000 £ në natë.

Koncerti i saj i fundit, në qershor 2017, ishte për 97,500 fansa në stadiumin Ëembley – edhe pse këngëtarja ka folur gjatë për problemet e saj me frikën nga skena dhe përballjen me turma të mëdha. Por rezidenca në Vegas mund të jetë perfekte për të, pasi vendi ka një kapacitet prej vetëm 5,000 persona.

Gjatë turneut të fundit të Adele, këngëtarja tha se nuk ishte e etur të performonte nëpër botë në të ardhmen, pasi ajo do të preferonte të qëndronte në një vend për hir të djalit Angelo, i cili tani është 8 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz adele the las vegas strip adele the las vegas strip

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Korrik 2021, 14:56

Ndahet nga jeta aktori komedian Jackie Mason

SHBA- Aktori komedian Jackie Mason ka humbur jetën. BBC raporton se Mason është ndarë nga jeta në moshën 93 vjecare.Shumë aktorë dhe miq të njohur të Jackie shp...