Art&Argëtim

Mesazhi i veçantë/ Ja çfarë fshihet pas bizhuterive të personalizuara që Ben Affleck i dhuroi Jennifer Lopez

27 Korrik 2021, 17:27 Nga DOSJA
Mesazhi i veçantë/ Ja çfarë fshihet pas bizhuterive

SHBA-  Jennifer Lopez para disa ditësh festoi ditëlindjen e saj në jahtin luksoz, në shoqërinë e partnerit të saj Ben Affleck. Në ditën e veçantë për këngëtaren Affleck i dhuroi asaj disa buzhuteri ‘Foundrae’, të cilat sipas mediave të huaja kanë një mesazh të fshehtë.

Sipas Beth Bugdaycay , i cili është drejtor dhe bashkëthemelues i ‘Foundrae’ , Affleck kërkoi bizhuteri unike për Jennifer para se të fillonin festimet e saj të ditëlindjes.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme. Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeqësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është rreziku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, – u shpreh Bugdaycay.

Dyshja u largua drejt Francës për të festuar ditëlindjen e 52-të të Jennifer Lopez.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ben affleck beth bugdaycay jennifer lopez ben affleck beth bugdaycay jennifer lopez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Korrik 2021, 14:56

Ndahet nga jeta aktori komedian Jackie Mason

SHBA- Aktori komedian Jackie Mason ka humbur jetën. BBC raporton se Mason është ndarë nga jeta në moshën 93 vjecare.Shumë aktorë dhe miq të njohur të Jackie shp...