Insights

Në Ministrinë e Brendshme është rritur prapë ‘hardhia’, ku është “shefi”?

28 Korrik 2021, 05:57 Nga DOSJA
Në Ministrinë e Brendshme është rritur prapë

Dikur, para viteve 2000, në Ministrine e Brendshme, në oborrin e brendshem te saj, ishte mbjelle hardhi rrushi. Hardhia ishte mbjelle nga koha e shokut Kadri Hazbiu. Hardhia ishte mbjelle per rrushin, per hijen, e per te bere nje dore thashetheme nën hijen e saj. Aq ishin trashur degët e saj, sa te dukej si një peme e egër që kacavirrej murreve te Ministrise Brendshme. Hardhine nuk guxonte kush ta priste. As edhe me Urdherin e te Parit.

Hardhia ishte bashkekohese edhe policise, edhe sigurimit te shtetit edhe e historise se diktatures. Kur u pre hardhia, u spiunua preresi nga nje polic lab, model i partishmerise e servilizmit. Polici lab, e kishte nisur karieren nga shkallet e stadiumit “Qemal Stafa” deri ne shkallet e Ministrise. Per Te, e te tjere hardhia nuk duhej prekur. Siç ishin kerleshur deget e hardhise ashtu ishtin peshtjelle dhe mendjet e disa policeve patriote aty. Ndaj duhej pune. Fillimisht per te prere hardhine e me pas per te civilizuar policine e Ministrine e Brendshme. Ishte koha kur po implementohej per here te pare Ligji i Sherbimit Civil ne Ministrine e Rendit. Per here te pare Ministria nuk ishte me force
e armatosur. Do te behej civile. Policia e Shtetit do te funksiononte me Ligj te veçante. Do shpallej konkurimi per vend pune. Per here te pare u degjua Statusi i Nepunesit Civi ne ate institucion ku mbizotronte urdheri dhe uniforma e ushtarakut….

E keshtu nisi civilizimi. Erdhen nepunesit e rinj nga Fakultetet e vendit. Prerjen e hardhise shenon edhe daten e lindjes se civilizimit ne institucionin me te perfolur te dhunes dhe shkeljes se te drejtave civile. Por, kane kaluan mbi 20 vite nen kete Ligj Civil dhe sot serrisht ne Ministrine e Brendshme po mbin e rritet hardhia e dikurshme e diktatures. Skandalet financiare, skandale policore, skandale uniformash, mbjellje e kultivim canabisi, shkelje e te drejtave te njeriut, vrasje civilesh, rryshfet, gjoba pa fund ne trafik, largime Ministrash per ndjekje penale, largime e arrestime policesh, gjuhe rrugaçesh ne operacionet kriminale.

Ku eshte Ministri i Brendshem? E njeh kush? Apo po numeron 100 diteshin e Kryeministrit. Sa dite kane shkuar? Çdo mbahet mend? Vetem perplasje me civile!
Ka humbur fryma e Policimit ne Komunitet. E njeh njeri policin qe sherben ne komunitet, po ne lagje? Vetem qarkullim kuadri… Ikin 12 drejtore e vine 13 te tjere. Keto heqin 100 e marrin 150-te…kjo eshte sot policia.

Hardhia ka mbire serisht…bashke me ferrat perreth.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog ministria e brendshme ylli dylgjeri ministria e brendshme ylli dylgjeri

Sondazh

Poll

Insights 22 Korrik 2021, 11:19

Kritikët e Bashës – smira dhe mercenarizmi

Nga Erl KodraKurrë nuk e kam kuptuar retorikën politike që përmban fjalë të tilla si “gjithëpërfshirje, kontribute, produkte, mekanizma, shoqëri civile, k...

Insights 20 Korrik 2021, 14:46

“Ndodhi në PUSHIME VERORE”Një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 v...

Insights 17 Korrik 2021, 14:24

Dy “nonat” e informalitetit

Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karrocën për t’i s...

Insights 17 Korrik 2021, 07:36

Lypësja e lumtur

(Skicë korriku)Çdo mëngjes kur jam në Tiranë e nis ditën duke i falur 50 lekë një gruaje që rri te cepi shkollës. Ajo nuk zgjat dorën, as kërkon gjë. Ule...