Insights

Një thirrje për TY, gjej rrugën TËNDE! Rreziku i ‘modeleve’ dhe frika se mund të humbasësh atë çka je

23 Korrik 2021, 06:36 Nga DOSJA
Një thirrje për TY, gjej rrugën TËNDE! Rreziku i

Klodi Smajlaj

*Këtë mesazh zemre ua drejtoj kryesisht vajzave të reja, të cilave ua mirëkuptoj etjen që kanë për t’u kapur fort pas një modeli, ku u duket se gjejnë vetveten.

Sa herë që më thonë fjalë të tilla si: “Jam krenare me ty”, “Je shembull”, “Je model për t’u ndjekur” etj, një siklet i papërshkrueshëm ma mbështjell brendinë.

Sado të bukura të duken për dikënd këto fraza, mua më kallin datën, më shkaktojnë të dridhura trupi e më fusin në një gjendje alarmi. Kjo për shkak se ato më mveshin disa lavde që s’i meritoj, disa përgjegjësi që s’i mbaj dot mbi shpinë dhe një tufë perfeksionesh imagjinare, që s’i përfaqësoj dot askund.

Jo, e dashur, unë s’jam shembull për askënd.
Nuk përfaqësoj asnjë, veç vetes.
Nuk jam model për t’u ndjekur prej askujt.
Asnjë nga ato që ti kujton se është, nuk është në të vërtetë.

E dashur, çdonjëri prej nesh, çdo shpirt, ka anët e tij të bukura, ka cilësi të mrekullueshme, që ti do të doje t’ia bëje vetes dhuratë. Këtë mund ta bësh. S’ka asgjë të keqe. Mund t’i përvetësosh ato cilësi e t’ia vësh si gjerdan shpirtit tënd, ama kurrë mos syno të bëhesh si njeriu prej të cilit i mësove.

Kur bën dikë tjetër model të vetes sate, ti e ngre atë në piedestal, e mbulon me një tis shenjtërie dhe i jep trajtë “idhulli”. E kur i jep trajtë “idhulli”, ti e ke zhveshur atë nga njerëzorja e tij.

Pas kësaj, ti tashmë ke harruar se ai modeli që ke vënë në fronin tënd të artë, ka të metat e tij të shumta. Ka cenet e tij. Ke harruar se ai është rrënjësisht dhe ekskluzivisht njerëzor.
Sigurisht, të metat nuk e bëjnë atë të keq. E bëjnë thjesht si ti.

Tani pyete pak veten: A e ke të nevojshme që të vësh dikë me cene e me plot të meta si vetja jote, në piedestalin tënd? Ta bësh atë synim? Model të fundëm? A ke vërtet nevojë për këtë?! Gjatë dekadave të frymimit tim mbi këtë tokë, kam rendur edhe vetë disa herë pas modeleve të caktuara. Por në fund kam përfunduar e zhgënjyer.

Tashmë e di se, për zhgënjimin tim nuk patën faj modelet që synoja, por pritshmëritë dhe imazhi i përtejbotshëm që unë kisha ngritur në mendjen time për ta.

Përgjatë çapitjes që ti bën për të arritur modelin e preferuar, je përherë në një rrezik të vazhdueshëm: atë të humbjes së vetvetes. Duke u përpjekur për t’u bërë me çdo kusht ajo çka s’je, rrezikon të humbasësh edhe atë çka je.

E dashur, thellë brenda teje gjendet një rrugë që të pret ta përshkosh. Të pret me padurim. Është rruga jote. Vetëm e jotja.

Mirë, nëse të duhen forca, energji e mësime nga modelet e nga bota, ti mirëpriti, hapjua krahët, por në fund duhet të bësh vetëm rrugën tënde, jo të tyren. Modelin tënd ëndërroje, ideoje, vizatoje dhe ndërtoje vetë.

Bëje këtë, duke qenë e bindur se askush s’mund të të bëhet model më i mirë për shpirtin, sesa shtëpiza që ai vetë zgjodhi për strehë: vetja jote.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog shembulli shembulli

Sondazh

Poll

Insights 22 Korrik 2021, 11:19

Kritikët e Bashës – smira dhe mercenarizmi

Nga Erl KodraKurrë nuk e kam kuptuar retorikën politike që përmban fjalë të tilla si “gjithëpërfshirje, kontribute, produkte, mekanizma, shoqëri civile, k...

Insights 20 Korrik 2021, 14:46

“Ndodhi në PUSHIME VERORE”Një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 v...

Insights 17 Korrik 2021, 14:24

Dy “nonat” e informalitetit

Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karrocën për t’i s...

Insights 17 Korrik 2021, 07:36

Lypësja e lumtur

(Skicë korriku)Çdo mëngjes kur jam në Tiranë e nis ditën duke i falur 50 lekë një gruaje që rri te cepi shkollës. Ajo nuk zgjat dorën, as kërkon gjë. Ule...

Insights 12 Korrik 2021, 18:32

Disa fjalë për një NJERI si Uran Kostreci

Nuk deshi kurrë që të dukej një hero. I tha gjërat e tij, herë me vargje, herë me dëshmi. Nuk rrahu gjoskin për atë që kish kaluar. Madje, vuri një kapelë repub...

Insights 10 Korrik 2021, 17:43

A do të kemi sërisht një finale të vjedhur?

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Euro 2020, ku në stadiumin mitik Wembly do të marrë fund “beteja” për trofeun më të rëndēsishëm europian të ...