Art&Argëtim

Humb jetën aktori i filmit “Home and Away”/ Dieter Brummer u gjet i vdekur nga policia në shtëpinë e tij

26 Korrik 2021, 12:13 Nga DOSJA
Humb jetën aktori i filmit “Home and Away”/ Dieter Brummer u

SHBA- Aktori Dieter Brummer ka humbur jetën. The guardian raporton se Dieter Brummer ka vdekur në moshën 45-vjeçare.

Ylli televiziv u gjet i vdekur nga policia në shtëpinë e tij në Glenhaven, afër Sidneit të shtunën. Lajmin e hidhur e dhanë familjarët me anë të një deklarate.

“Ne e humbëm Dieter-in tonë të bukur, të talentuar, gazmor, të komplikuar dhe të dashur, të shtunën në mëngjes. Ai ka lënë një boshllëk të madh në jetën tonë dhe bota kurrë nuk do të jetë më njëlloj.”-thanë ata.

Brummer u nominua për çmimet ‘Logie’ prej ari dhe argjendi në kategorinë “aktori më i popullarizuar” për performancën e tij në ‘Home and Away’.

(f.i/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dieter brummer dieter brummer

Sondazh

Poll