Aktualitet

Fëmijët e prisnin në atdhe për të kaluar pushimet, shqiptari gjen vdekjen në mënyrë misterioze në Itali

24 Korrik 2021, 17:08 Nga DOSJA
Fëmijët e prisnin në atdhe për të kaluar pushimet,

ITALI– Mikel Gjini, 38 vjeç është gjetur i vdekur në hyrje të shtëpisë së tij në Itali, një natë më parë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili punonte murator, është pikasur i shtrirë dhe i mbuluar me gjak, nga fqinjët e tij në Ferrara.

Ai ishte kthyer në banesë ku do të përgatiste bagazhet pasi të nesërmen di të udhëtonte drejt Shqipërisë, ku dy fëmijët dhe gruaja e prisnin për të kaluar pushimet.

Por në mënyrë të mistershme ka gjetur vdekjen. Fillimisht u dyshua se ai ishte goditur me thikë, por kjo pistë ra poshtë, pasi në trupin e shqiptarit nuk u gjetën shenja bindëse. Aktualisht po hetohet pista e rënies nga lartësia. Dyshohet se Mikel Gjini ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen. Një tjetër pistë është ajo e goditjes nga një makinë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mikel gjini vdes shqiptari ne itali mikel gjini vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll