Bota

Presidentja e Kosovës reagon për fitoren e Krasniqit: Ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë

24 Korrik 2021, 10:44 Nga DOSJA
Presidentja e Kosovës reagon për fitoren e Krasniqit: Ngriti sot

KOSOVË- Presidentja e Respublikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 nga ana e xhudistes, Distria Krasniqi.

Në një status në Facebook ajo u shpreh krenare për Krasniqin dhe Kosovën e cila falë talentit të saj arriti të triumfojë.

Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë”, shkruan Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.

Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.

Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.

Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.

Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora distria krasniqi kosova fiton medaljen e arte vjosa osmani distria krasniqi kosova fiton medaljen e arte vjosa osmani

Sondazh

Poll