Bota

Protestat kundër bllokimit ‘pushtojnë’ të gjithë Australinë ndërsa rastet me Covid-19 rriten në nivele rekord

24 Korrik 2021, 08:59 Nga DOSJA
Protestat kundër bllokimit ‘pushtojnë’ të gjithë

AUSTRALI- Protestuesit kundër bllokimit kanë marshuar në qytetet kryesore australiane, ndërsa rastet e Covid-19 shënuan një numër rekord në Sidnei dhe autoritetet paralajmëruan për një “problem të vazhdueshëm dhe në rritje”.

Protestuesit mbajtën banderola, përfshirë një që lexonte: “Kjo nuk ka të bëjë me një virus, por ka të bëjë me kontrollin total të qeverisë ndaj njerëzve“.

Sipas Guardian, mijëra njerëz të zemëruar dhe të maskuar marshuan nëpër distriktin qendror të biznesit të Sidneit të Shtunën pasdite duke kërkuar një fund të bllokimit të qytetit, i cili po hyn në javën e pestë.

Pasi protestuesit u shpërndanë, ministri i policisë i Uellsit të ri jugor, David Elliott, njoftoi formimin e një force goditjeje për të identifikuar secilin prej 3,500 protestuesve të cilët dolën në rrugët kryesore të qytetit. Elliott tha se 57 persona u arrestuan dhe disa oficerë policie ishin sulmuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brad hazzard david elliott koronavirusi ne australi sidney bllokohet brad hazzard david elliott koronavirusi ne australi sidney bllokohet

Sondazh

Poll