Art&Argëtim

Britney Spears tregon planet pasi të marrë nën kontroll jetën e saj: Dua të kem muskuj si J-Lo

23 Korrik 2021, 11:26 Nga DOSJA
Britney Spears tregon planet pasi të marrë nën kontroll

SHBA– Këngëtarja Britney Spears shpreson se shumë shpejt do të arrijë të marrë nën kontroll jetën e saj dhe do mund të realizojë të gjitha planet e lënë pezull për të ardhmen.

Së fundmi, ikona e pop-it postoi në rrjetin social “Instagram” një video teksa kërcente për 32.2 milion ndjekësit e saj, teksa shtronte pyetjen “çfarë bëni për të mbajtur gjallë ëndrrat tuaja?”

Videoja u shoqërua nga një postim i gjatë në të cilin Britney, lë të kuptohen planet e saj të ardhshme pasi të përfundojë çështja e saj gjyqësore.

Këngëtarja përshkroi dëshirën e saj për të udhëtuar me Cher dhe për të pasur muskuj si J-Lo, ndërsa tha se do të ndihej shumë mirë nëse do të tregonte historinë e saj të plotë.

Shikoni, nuk do të performoj në asnjë skenë këto kohë, sepse babai im vendos si do vishem, çfarë do të them, çfarë do bëj apo mendoj. E kam bërë këtë gjë për 13 vitet e fundit. Më mirë të publikoj video nga dhoma ime e ndenjes se sa në skenat në Vegas. Dhe nuk do të bëj më grim të rëndë. Nuk do të këndoj më në skenë miksimet e këngëve të mia dhe të lutem që të më vendosin këngët e reja në spektaklin tim për fansat e mi… kështu që unë heq dorë”, shprehet ndër të tjera Spears.

 

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll