Art&Argëtim

‘Nuk luaj për një publik të diskriminuar’ Eric Clapton refuzon koncertet ku kërkohet vaksinimi ndaj Covid-19

23 Korrik 2021, 08:28 Nga DOSJA
‘Nuk luaj për një publik të diskriminuar’ Eric

BRITANI– Kitaristi Eric Clapton nuk do të luajë në klube apo në salla koncertesh ku kërkohet vaksinimi anti-Covid.

Sipas mediave vendase, lajmin e ka bërë të ditur vetë Clapton, pas udhëzimeve të kryeministrit britanik, Boris Johnson, ku çdo person që do të shkojë në koncert ose në klub duhet të paraqesë provën që është vaksinuar.

Pas njoftimit që bëri kryeministri të hënën e 19 Korrikut, nderi im më detyron të bëj një njoftim vetë. Unë dua t’u them të gjithëve se kurrë nuk do të luaj në asnjë skenë në prani të një publiku të diskriminuar. Nëse nuk është e mundur që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë në koncert, unë rezervoj të drejtën të anuloj shfaqjet e mia”-tha Clapton.

Clapton tha se ai kishte një “përvojë katastrofike” me vaksinën AstraZeneca. Vendimi i tij mund të përfshijë gjithashtu Italinë, ku Clapton do të interpretojë vitin e ardhshëm me ndalesa në Milano dhe Bolonja, ndërsa ai ka disa koncerte në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga Shtatori i ardhshëm.

Kështu, artisti britanik merr një pozicion të kundërt me atë të Bruce Springsteen i cili do të kërkojë një audiencë plotësisht të vaksinuar për shfaqjet e tij të radhës në Broadway.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eric clapton vaksinimi ne britanine e madhe eric clapton vaksinimi ne britanine e madhe

Sondazh

Poll