Fluturimi u anulua/ Shqiptarët ngrihen ‘në këmbë’ në aeroportin e Hamburgut, PROTESTOJNË për të drejtën e tyre, 16
GJERMANI– Në aeroportin e Hamburgut në Gjermani, shqiptarët kanë protestuar për shkak të shtyrjes së fluturimit që ishte planifikuar më 4 korrik. Ngjarja e ditëve më parë është raportuar nga RTL. Sipas tyre, është dashur ndihma e 16 makine policie për të qetësuar revoltën e pasagjerëve të avionit që do fluturonte nga Hamburgu drejt Tiranës.
Gjithçka nisi kur u njoftua se fluturimi i datës 4 korrik do shtyhej për një ditë më vonë për shkak se avioni kishte pësuar një defekt teknik. Ditën tjetër, avioni mbërriti shumë vonë nga Tirana dhe autoritetet thanë se ai nuk mund të ngrihej në fluturim për shkak të një vendimi të Autoritetit Kundër Zhurmave. Për shkak se nuk lejohet fluturimi natën, 250 pasagjerët shqiptarë duhej të prisnin edhe një ditë tjetër ndaj nisën revoltën pasi kishin më shumë frikë se mos u skadonte rezultati i testeve të Covid.
Vetëm pas shumë negociatash, avioni u nis në fluturim në orët e para të mëngjesit të 6 korrikut. Ngjarja në fjalë ka ndezur një debat në parlamentin vendor, për shkak të cenimit të sigurisë në aeroport, por edhe për të vënë në diskutim ndalimin e fluturimit natën.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Programi Pegasus, shtetet duhet të shtërngojnë masat për eksportimin e armëve kibernetike nga Izraeli
IZRAEL- Rregullat për eksportimin e amrëve kibernetike nga Izraeli duhet që të shtrëngohen ka thënë një deputet, pas ngjarjeve që ndodhën në me programin e përg...
Kaos dhe dhunë në burgjet e Ekuadorit, vriten 22 të burgosur dhe plagosen disa policë
EKUADOR– Të paktën 22 të burgosur vdiqën dhe disa policë u plagosën gjatë trazirave në dy prej burgjeve më të mëdha të Ekuadorit, duke shënuar valën e dyt...
Lundrimi në ujërat e pasigurta, ‘lufta’ e Greqisë dhe Turqisë që lë emigrantët në Detin Egje
Nga Bradley Secker “Politico.eu”Në bordin e një anije patrullimi të Komandës së Rojës Bregdetare Turke është e pamundur të dallosh ujin nga qielli në thellësinë...
“Merkel, kancelarja e klimës”/ Analiza e DW: Roli i saj që kur ishte ministre dhe deri tani. Si u kthye në paralajmërues
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe këto ditë pas reshjeve pothuaj apokaliptike. A është ajo vërtet e ...
Kosova në Hagë, avokati i Thaçit: 2 shtet janë të gatshme të japin garanci për lirimin e ish-Presidentit
HAGË- Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe ka thënë se ka dërguar në Gjykatë parashtesat e tij për të liruar nga paraburgimi Tha&cc...
‘Ta kisha dit kisha marrë fërtere me veti’, Përparim Rama reagon pasi u godit me vezë gjatë një takimi në Pri
KOSOVË– Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë ngjatë një takimi që ka m...
Pse “imuniteti i tufës” se ka ndalur ende përhapjen e Covid-19?
ANGLI- Shifrat e zbuluara sot sugjerojnë që rreth 90 % e njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë antitrupa Covid-19 , ose nga infektimi me Covid ose ng...
Dy ish-ushtarakë francezë janë në mes të 6 të arrestuarve për planifikimin e vrasjes së presidentit të Madagaskarit
FRANCË- Një shtetas francez është mes gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në një komplot për të vrarë presidentin e Madagaskarit, tha...
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Vjosa Osmani pritet nga perandori japonez së bashku me liderët botërorë
JAPONI– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes sv Lojërave Olimpike Tokio...