Art&Argëtim

‘Kam të drejtë ti njoh’, babai i Meghan Markle do të hedhë në gjyq çiftin pasi ende nuk ka parë fëmijët

23 Korrik 2021, 07:47 Nga DOSJA
‘Kam të drejtë ti njoh’, babai i Meghan Markle do të

SHBA-Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex, Meghan Markle është zotuar se do të çojë në gjyq vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj, Princ Harry që ta lejojnë të shohë nipin dhe mbesën e tij.

Në një intervistë, babai 77 vjeçar, e quajti çiftin prindër “të këqinj” dhe pretendoi se ata kanë bërë “gabime” në rritjen e djalit të tyre Archie, 2 vjeç dhe vajzës së porsalindur Lilibet.

Unë shpresoj që Madhëria e saj Mbretëresha dhe njerëzit në Angli do të ndalen dhe të mendojnë për gabimet dhe sjelljen e keqe të prindërve të Archie dhe Lilibet. Shumë shpejt unë do të bëj kërkesë në gjykatën e Kalifornisë për të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time”- tha Markle Fox News nga shtëpia e tij në Rosarito, Meksikë.

Por kërkesat e tij nuk u ndalën këtu, duke shtuar se ai dëshiron që mbesa e tij Lilibet të pagëzohet.

Ish-drejtori i ndriçimit në Hollywood ende nuk ka takuar fëmijët e vajzës së tij për shkak të marrëdhënies konfliktuale që ka me të prej vitesh. Zënkat dhe mopsmarrëveshjet e tyre dolën në pah që nga martesa e saj me princ Harry-n në 2018 ku Thomas dha një intervistë pak para saj duke folur rreth së kaluarës së Meghan.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz meghan markle princ harry thomas markle meghan markle princ harry thomas markle

Sondazh

Poll