Art&Argëtim

“Detyrat e mira atërore s’i kam përmbushur me sukses”, Elton Deda i kërkon ndjesë djalit dhe e uron për ditëlindje:

22 Korrik 2021, 14:08 Nga DOSJA
“Detyrat e mira atërore s’i kam përmbushur me

TIRANË– Sot djali kantautorit Elton Deda, Fjordi, feston ditëlindjen. Djali i ish-çifit të njohur, Elton Dedës dhe Jola Manit, mbush sot 16 vjeç. Kantautori nuk mundet të jetë pranë të birit në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, pasi Fjordi jeton në SHBA me nënën e tij, që pas divorcit të prindërve, ndaj ai ka vendosur t’i kërkojë ndjesë. Përmes një urimi në ‘Facebook’, Deda shkruan se është i vetëdijshëm që disa nga detyrat e tij atërore nuk i ka përmbushur me sukses, por shprehet se ai e do dhe do ta dojë gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje.

Urimi i Elton Dedës për të birin:

Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane. Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu sic di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elton deda fjordi deda elton deda fjordi deda

Sondazh

Poll