‘U hodhëm nga dritarja për të shpëtuar’/ E zonja e banesës që u shkrumbua në Milot: Na ka shkuar 90 milionë lekë, u
22 Korrik 2021, 08:35Nga DOSJA
MILOT– Mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga zjarri, banesa 2 katëshe në Milot të Kurbinit. Për fat të mirë, 7 anëtarët e kësaj familje mundën të shpëtonin duke dalë në kohë jashtë shtëpisë, e duke u hedhur nga dritaret. Kështu është shprehur e zonja e shtëpisë për mediat. E zonja ka treguar të gjithë dinamikën si ndodhi ngjarja, ndërkohë që zjarri ka nisur fillimisht pranë kutisë së automatit, si pasojë e një një shkëndije elektrike
“Ngjarja ka ndodhur në orën 00:20. Ishim në gjumë, jemi 7 pjesëtarë të familjes. Veç kur mori flakë vendi edhe bërtita dilni se u dogjëm. Kanë marrë kalamajtë, nxorrën djalin nga dritarja. Plaku mbeti brenda, hyri djali në flakë e nxorri përjashta edhe kanë kryetari i komunës, ka ardhur kryeplaku i Milotit, kanë ardhur të gjithë rinia e më kanë ndihmuar me ujë për të shuar zjarrin, por mori flakë.Ne jemi dy pensionista, njerëzit i kam pa punë, fëmijët e vegjël, unë i kërkoj ndihmë shtetit, bashkisë të vënë dorë se ne jemi krejt përjashta. Unë për vete nuk kam asnjë lloj force ta rregulloj shtëpinë. Është djegur krejt. Tani vonë e kemi bërë shtëpinë. Si vlerë leku ka shkuar 90 milionë Lekë, por shteti sa të ketë mundësi të na ndihmojë. Unë për vete jam pensioniste. Shkaku i zjarrit ishte automati, shkëndijë elektrike. E kam parë unë e para zjarrin, mori flakë këtu te dera.
Atëherë bërtita unë dilni, kemi dalë nga dritarja, shyqyr që s’pata hekur në dritare, kemi dalë përjashta. Bërtita për ndihmë edhe kanë ardhur të gjithë. Unë s’kam asnjë lloj vërejtje, shteti e mbulon. Në qoftë se ka mundësi shteti të vëjë dorë, ja dimë për nder. Unë me forcat e mia nuk mund ta ndreq. Sot do qëndrojmë përjashta, s’kemi ku qëndrojmë”, shprehet zonja e shtëpisë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Në korrik 2016 parlamenti miratoi reformën në drejtësi. Ishin 140 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, – me mbështetje edhe nga deputetë që de facto ishin kr...
FUSHË- KRUJË- Dy automjete të cilat ishin të parkuara në një pikë karburanti në Fushë-Krujë, bëhet me dije se janë djegur para pak çastesh.Kanë...
Aktualitet22 Korrik 2021, 07:45
TIRANË- Një aksident i Forcave Shqiponjave që ka ndodhur të dielën mbrëma në kryeqytet, ka kaluar pa u raportuar nga Policia e Shtetit. Dosja.al ka mësuar ...
VLORË– Banorët e Senicës bllokuan mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë. Ata kërkuan nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshati...
FIER–Policia në Fier, ka arrestuar tre persona pasi kultivonin kanabis në tokat e tyre. Gjatë operacionit “Dërmënas” u bë i mundur arrestimi i Gëzim Berishës, ...
DURRËS– Një megaoperacion po zhvillohet nga FNSH, policia e Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Janë 13 furgona të FNSH-së që janë nisur në drejtim të fshatit Ni...
GJIROKASTËR– Gjatë natës së djeshme në fshatin Krahës të Bashkisë Memaliaj është vjedhur një automjet tip ‘Range Rover’. Mjeti është në pronësi të sh...
PATOS– Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos. Shërbimi zjarrfikës i Patosit ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka mar...
LEZHË– Bashkia e Lezhës ka shkarkuar nga detyra e kreut të Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kolën, pasi është në kërkim për kultivim të lëndëve narkoti...